Deputeti i LSI: Rama, s'ka moral, jemi të përgatitur për çdo lloj skenari për tu përballur

Shqipëria

Deputeti i LSI: Rama, s'ka moral, jemi të përgatitur për çdo lloj skenari për tu përballur

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 23:28
Edi Rama

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka deklaruar se projekti 1 miliardë i Ramës është për të pastruar paratë e pista.

Braimllari ka theksuar se  koha e hashashit ka mbaruar pasi Rama e bëri këtë gjë për të mbledhur paratë e fushtatës së 25 qershorit.

 “Nuk është një vendim i përbashkët për të lënë komisionet . Unë gjykoj që pjesëmarrja është shmë e rëndësishme, duhet të ketë një alterantivë të opozitës që të ketë një përballje opozitare. Sepse opozita zërin ka në fund të fundit. Opozita ka fjalën, kur ti nuk jep fjalën atëherë edhe opozita do të marr një vendim.  Por flasim që ne kemi një rakordim në komisione me opozitën. Ne jemi në komison për të pasur një alterantive opzitare dhe këtë gjë do të fillojmë ta bëjëm edhe në vazhdim”, tha Brahimllari për Faxnews.

Në vijim ai shtoi se Rama s’ka moral të qeverisë më, pasi qëndron në krye të krimit. 

“Sa i përket fjalës së Ramës te Akademia është tërësisht qesharak, pasi personi i parë që është i korruptuar është vetë kryeministri. Sa i përket kanabizmit është një projekt politik i vetë kryeministrit të vendit, dhe më pas këto para ti hedhë në fushatë, duke deformuar vullnetin e shqiptarëve, dhe më pas të mbante në këmbë strukturat kriminale. Nuk ka moral sot kryeministri Edi Rama dhe të bëjë moral para policëve të rinj, që kanë nevojë të shkëputën njëherë e mirë nga politika. Hetimet për Tahirin nuk erdhën nga ana e Drejtësisë në vendin tonë, po erdhën nga përtej Adriatikut”, u shpreh Braimllari. 

Çfarë do të ndodhë me opozitën?

Opozita ka një aksion të përbashkët sa i përket qëndrimit në Kuvend, në Komisionet Parlamentare, ndërsa detyra jonë tashmë është të ndërgjegjësojmë qytetarët që kanë vuajtur mbi kurriz këtë qeverisje. Krimi nuk është i vetmi problem që shqetëson qytetarët, pasi një tjetër faktor është varfëria. Po ashtu Buxheti është qartësisht kundër shtresave në nevojë.

A do të ketë protesta?

Unë e kuptoj që Opinioni Publik e kërkon këtë, ne në LSI jemi të përgatitur për të gjithë skenaret, ne jemi të vendosur që beteja të bëhet në të gjitha institucionet, qoftë edhe në të gjitha rrugicat e vendit. Përkrahja e opozitës në ditët në vijim nuk do të jetë më vetëm politike, pasi kjo është një çështje që prek drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare.
Lëvizjet e ardhshme do të jenë qytetare dhe Politike. Me lëvizje qytetare nënkuptojmë që të kemi komunikim direkt me qytetarët e të gjithë vendin. Kalimi në protesta është një akt final, që nuk ka kthim pas. Meraku sot i joni nuk është se kush voton frontin opozitar, e rëndësishme është fryma kundër krimit të organizuar. Qëllimet janë që të krijohet diversion te opozita për të kaluar vëmendjen.

A e mendonit katër vite më parë që do të ishit në këtë pikë?

Një forcë politike duhet të marrë parasysh të gjitha pozicionet e mundshme, qoftë në qeveri dhe qoftë në opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat