Historiani Xhufi tregon skandalin me varrezat greke në Shqipëri

Shqipëria

Historiani Xhufi tregon skandalin me varrezat greke në Shqipëri

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 23:58
Pëllumb Xhufi

Historiani Pëllumb Xhufi ka treguar një skandal që ka ndodhur me varrezat greke në Shqipëri. 

Ai tha në “Arena”  se kur u ndërtuan varrezat në vend të eshtrave të ushtarëve ishin vendosur eshtrat e banorëve të zonës, madje edhe eshtra kafshësh.

Deklarata e historiani Pëllumb Xhufi: Çështja e varrezave që pala greke e ka futur që në vitet 90 në politikë ka avancuar në mënyrë të turpshme për politikën të majtë dhe të djathtë, sepse pa u bërë një marrëveshje siç është e udhës që të bëhet, varrezat në grykën e Kosinës i kam parë unë në 2004 të realizuara pa marrëveshje. 

Marrëveshja është bërë në 2006 ose në 2008. Pra në mënyrë ilegale ishte bërë ajo varrezë dhe ndërtimi i tyre u ndoq nga një skandal i turpshëm, sepse ato varreza duheshin mbushur me eshtrat e ushtarëve grekë. 

Nuk u mbushën me eshtrat e ushtarëve grekë, por u mbushën me eshtrat e banorëve të zonës të fshatit Kosinë dhe fshatrave përreth dhe plasi një skandal i madh. 

Prifti i shiste me para dhe një mjek ligjor zoti Meksi, që e kam njohur prej kohësh nxori që këto janë eshtra fëmijësh dhe pleqsh dhe eshtra kafshës që ishin marrë për ështra ushtarësh. Ky ishte një skandal i madh. 

Ky njeri i respektuar si ata 5 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese doli në pension që ditën e nesërme. Prokurorja që hapi çështjen në Përmet edhe asaj i ndodhën historia. Për këto çështje politika heshti. Kurse pala greke ka një qasje shumë realiste. 

Kur do ta avancojë një çështje kap qeverinë dhe kap edhe opozitën. Kjo e varrezave ka qenë e çuditshme, edhe qeveria edhe opozita heshtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat