Shtyhet sërish seanca për 'Shullazin': Nuk vijnë dëshmitarët

Shqipëria

Shtyhet sërish seanca për 'Shullazin': Nuk vijnë dëshmitarët

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 09:53
Emiljano Shullazi

Shtyhet sërish seanca gjyqëore për Emiljano Shullazin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Radhën e fundit mungonte një anëtar i trupit gjykues, që u bë shkak për shtyrjen, kurse këtë radhë munguan dëshmitarët Jani Zaka dhe Astrit Sinanaj. Prokurorët kërkuan shtyrjen e seancës pasi të dy dëshmitarët janë jashtë vendit.

Si dëshmoi Jani Zaka më 3 shkurt 2016

Mbrëmjen e 3 Shkurtit, rreth orës 20:00, një bizmesmen u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  Jani Zaka, 40 – vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë. Ai i tha oficerit roje se kishte marrë një kërcënim me jetë, sipas klan.tv., ofiicerit të Policisë Gjyqësore që nisi t’i marrë deklaratën i përmendi emrin e Emiljano Shullazit dhe të Blerim Shullazit. Ai tha se Shullazi i kishte kërkuar që t’i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake. Kërkesa vinte pasi personit që Jani Zaka ia kishte blerë, shtetasi Fatmir Sinani, i kishte thënë se parkingu kushtonte më shumë sesa ishte paguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat