Mosarrestimi i Tahirit, zv. i diplomacisë austriake lëshon një deklaratë bombë

Shqipëria

Mosarrestimi i Tahirit, zv. i diplomacisë austriake lëshon një deklaratë bombë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:16
Saimir Tahiri

Zv.Ministri i Jashtëm i Austrisë Michael Linhart ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me dosjen Tahiri.

I pyetur nga Gazeta Shqiptare në lidhje me mosarrestimin e ish Ministri të Brendshëm Saimir Tahiri, vendim i marrë ky përmes votave të shumicës në parlament, zëvendësi i diplomacisë austriake ka deklaruar se askush nuk mund të fshihet pas autoritetit.

 “Unë jam i bindjes se qytetarët e një shteti duhet të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk duhet të kërkojë dhe të gjejë mbrojtjen e ndonjë autoriteti. Kjo vlen për të gjitha vendet që i janë bashkuar idesë europiane dhe sigurisht edhe për vendet që dëshirojnë t´i bashkohen kësaj ideje.

Një tjetër parim i rëndësishëm ligjor është edhe prezumimi i pafajësisë. Prandaj unë do të këshilloja, t´i lëmë gjykatat të punojnë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm i Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat