Vasili zbulon faktin: Në 4 vjet Rama 86 mln € për koncensione... dhe asnjë spital i ri!

Shqipëria

Vasili zbulon faktin: Në 4 vjet Rama 86 mln € për koncensione... dhe asnjë spital i ri!

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:44
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kritikuar ashpër politikën e ndjekur nga kryeministri Edi Rama për koncesionet në shëndetësi dhe shpenzimet marramendëse për to, ndërkohë që në katër vjet të mandatit të parë të qeverisjes, nuk është ndërtuar asnjë spital i ri në Shqipëri

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili thotë se ky është fakt, dhe se nuk I përket kazanit mediatik siç kreu i qeverisë akuzon gazetarët për mënyrën jot ë vërtetë që sipas tij i paraqesin lajmet.

“Fakti – s’ka asnje spital te ri ne keto kater vjet,ndersa kazani i kryeministrit - ka vetem llogje.

Asnje spital i ri nuk eshte ndertuar ne Shqiperi keto kater vjet.

Ky eshte fakt jo kazan.

Shkoni pyesni qytetaret nese kane pare gjekundi ndonje te tille.

S'KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetem llogje te kazanit te kryeministrit.

86 milion euro paguan ne vit per koncesionet aq sa duhen per te bere 2 spitale te reja moderne.

Keto jane faktet se kazanin e llogjeve e ka marre me koncesion kryellafazani", shkruan Petrit Vasili në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat