Ndarja mes ofendimeve me Blushin, Mimoza Hafizi: Jam shumë e rënduar...

Shqipëria

Ndarja mes ofendimeve me Blushin, Mimoza Hafizi: Jam shumë e rënduar...

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi, bashkëthemeluesja e LIBRA-s i ka dhënë lamtumirën Ben Blushit.

Në një prononcim për “BalkanWeb” zonja Hafizi nuk do të komentojë e-mailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, i uronte pleqëri të mbarë, dhe e quante hileqare, por shprehet se gjithçka ka ndodhur i ka krijuar asaj një stres të madh.

Teksa bëhej gati për të hyrë në auditor, zonja Hafizi kërkoi qetësi për të tejkaluar këtë situatë.

“Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momente kam nevojë për qetësi”,- u shpreh ajo.

Shkak për konfliktet që çuan deri në ndarjen e tyre mësohet të jetë bërë propozimi i Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që ka prekur interesat e Blushit.

Kujtojmë se Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e fill pas kësaj nisën përplasjet mes tyre, që çuan deri në shkëputjen përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat