Nis vettingu në Prokurorinë e Tiranës, 'VIP'-at që kalojnë në sitë

Shqipëria

Nis vettingu në Prokurorinë e Tiranës, 'VIP'-at që kalojnë në sitë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:18
ilustrim

Është hedhur sot shorti për nisjen e procesit të “Vettingut” në organin e akuzës së Tiranës. Mësohet se në “sitë” do të jenë prokurorët që garojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu po shqyrtohen me vëmendje të veçantë dosjet e prokurores së çështjes “CEZ” Antoneta Sevdari dhe prokurorit Dritan Rreshka.

Kujtojmë se mazhoranca e ka akuzuar Prokurorinë se për aferën e çështjes CEZ ajo nuk po heton deklaratat e personave të përfshirë në të, ndërkohë që në Çeki një hetim i tillë po bëhet. Në kuadër të kësaj çështjeje në Shqipëri, dyshohet se Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH, dyshohet se ka marrë 7 milionë euro para zgjedhjeve të 2009-s në llogaritë e tij bankare nga CEZ, shkruan Shqiptarja.com.

Njëkohësisht në kontroll do të jenë edhe dosjet e Adriatik Camës i cili ka përfaqësuar akuzën në gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë. Prokuroria e ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Në filtër do të kalojnë edhe dosjet e prokurorit Shpëtim Kurti, ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës.

Image
Prokurorët
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat