Astrit Patozi gjen ngjashmëri mes trajnerit Ventura dhe Lulzim Bashës, ja çfarë shkruan

Shqipëria

Astrit Patozi gjen ngjashmëri mes trajnerit Ventura dhe Lulzim Bashës, ja çfarë shkruan

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:27
Astrit Patozi

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka gjetur sot ngjashmëri mes Lulzim Bashës dhe trajnerit të Italisë, të shkarkuar tashmë, Gian Piero Ventura.

Me një shkrim në Facebook, Patozi thotë se, si Basha edhe Ventura në ditën e kiametit përsëriste sukseset e tij.

Ja çfarë shkruan Astrit Patozi në Facebook:

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numëronte sukseset, që kishin arritur "gli azzuri" në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në ditën e kiametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.

Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat