Dorëzohet në polici, vjehrri i politikanit shqiptar

Shqipëria

Dorëzohet në polici, vjehrri i politikanit shqiptar

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:00
Policia shqiptare

Është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës, Seidi Cikalleshi. Burime nga policia thanë se ai sapo është vetëdorëzuar.

Cikalleshi është vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja.

Ai ishte i shpallur në kërkim sepse akuzohet se ka tjetërsuar prona të shumta në zonën e bregdetit në Kavajë.

Ndërkaq po zhvillohen verifikimi i masave për ata që janë me masë sigurimi "arrest ne burg". Nesër do të bëhen masat për ata që ishin me urdhër-ndalimi.

Në pranga janë vënë 11 zyrtarë dhe ish-zyrtare ne Kavaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat