Lotaria amerikane, ambasada publikon 5 hapat e duhura për aplikimin

Shqipëria

Lotaria amerikane, ambasada publikon 5 hapat e duhura për aplikimin

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:44
Pamje nga video

Kur na ndajnë disa ditë nga mbyllja e aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer procedurën.

Ambasada jep disa këshilla që lidhen me: aplikoni vetëm nëse plotësoni kushtet, aplikimi duhet të kryhet vetëm një herë, sigurohuni që fotoja të jetë e saktë, kontrolloni mirë të dhënat tuaja dhe në fund aplikimi është falas.

Njoftimi:

Të gjithë ju që jeni të interesuar, por ende nuk keni bërë aplikimin, shihni këtë video me 5 këshillat kryesore që jep ambasada për një aplikim të suksesshëm.

“Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00. Të gjithë ju që do aplikoni, shihni këtë video me pesë këshillat e mia kryesore. Lexoni udhëzimet këtu: https://goo.gl/5SjV6h dhe aplikoni këtu: http://dvlottery.state.gov Ju urojmë fat!”- shkruan ambasada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat