Rama flet për “dërrasën e kalbur” në PS... i përmend Bashës Vehbi Alimuçën e VEFA-s

Shqipëria

Rama flet për “dërrasën e kalbur” në PS... i përmend Bashës Vehbi Alimuçën e VEFA-s

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:49
Edi Rama

Nuk kanë patur fund këtë të enjte akuzat dhe kundërakuzat mes kryeministrit Rama dhe demokratit Lulzim Basha, e nën një klimë të tillë “shiu politik”, ngacmimet kanë kaluar sa në planin personal aqsa edhe në skandalet e fundit të shahut politik shqiptar.

Ka qenë lideri i demokratëve Lulzim Basha i cili i ka “kujtuar” Ramës mungesën totale të reagimit në lidhje me Saimir Tahirin, gjetjen e patentave të tij të lundrimit në makinën e djalit të biznesmenit Lefter Sota, aty ku u gjet një sasi marramendëse prej 836 mijë eurosh. Basha ka ngritur një sërë pyetjesh për dosjen Tahiri dhe ka kërkuar përgjigje nga Rama.

Kryeministri ka vendosur të folë mesa duket këtë të enjte, edhe pse fjalët e tij kanë qenë të pakta dhe të shtrira në një vello politike, pra përmes një sulmi drejtuar Bashës si përgjigje. Por sërish, ajo që mund të veçohet është përdorimi i termit se kush shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballet me drejtësinë, një fjalëformim që dikur Rama e përdori në fillim për Tahirin, kur shpehej se edhe PS ka ddërrasat e saj të shtrembëra.

“Ca të flas unë për Saimir Tahirin, detyra ime apo e jotja është, është detyra e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin as prokurorin dhe as gjykatën supreme, por e bën se pushteti është e vetmja gjë që të intereson dhe për atë e bën llum gjithçka, me ca të jenë, nuk të intereson asgjë tjetër, kurse unë them që jemi shumë ndryshe, unë dhe ti,

Beqja të ka ftuar të provosh në gjykatë ato që ke thënë për të, avokati i thotë nuk ka gjë Luli me Ilirin këto janë politike dhe mbrohesh si skuthat me statusin e gazetarit. Gazetar je ti? kriminalizon këdo dhe mbrohesh si gazetar.

Unë nuk bëj dot atë që bënte Saliu me ty, kur ishe akuzuar nga prokuroria, unë se kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë, kam cfarë kam unë opinionet e mia për mënyrën se sis vepron është cështje tjetër, kam folur për qëndrimin në këshill për mandatet dhe kam mbaruar aty, i takon drejtësisë, gazetarëve por jo ty, e partisë tënde”-deklaroi kryeministri.

Por nga ana tjetër, kryeministri nuk ka hezituar që t’i kujtojë Lulzim Bashës lidhjet mes gruas së tij dhe Vehbi Alimuçës së famshëm të firmës piramidale VEFA. (nëna e Aurel Bashës, gruaja e kreut të PD, është mbesa e Vehbi Alimuçës)

‘Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat