Vrasja e bujshme e Bujar Kaloshit, e bija Viola, bën thirrje për drejtësi!

Shqipëria

Vrasja e bujshme e Bujar Kaloshit, e bija Viola, bën thirrje për drejtësi!

Nga: Beqir SINA Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 15:23
Bujar Kaloshi ish-drejtor i burgjeve në vitet e para sistemit pluralist është një njerëzit e parë që u vra nga organizata krminale “Hakmarrja për Drejtësi”.

"Unë të premtoj babi që do vazhdoj të ndjek ëndrrën tonë të përbashkët, pasi sa herë që mendoj për ty apo flitet për ty, zemra më mbushet me krenari dhe megjithese më mungon çdo dite, çdo moment të jetës, e më shumë, jam e sigurtë që ti je përkrah meje".

Bujar Kaloshi ish-drejtor i burgjeve në vitet e para sistemit pluralist është një njerëzit e parë që u vra nga organizata krminale “Hakmarrja për Drejtësi”.

Vrasja e tij është përfshirë si një nga vrasjet më të bujshme në shtetin shqiptar në 100 vitet e fundit në libirin e autorit Roland Qafoku me titull, “100 vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar”.

Me këtë rast vajza e Bujar Kaloshit e "ngacmuar" nga ky botim me 100 vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar, ka reaguar në një postim në llogarinë e saj, në rrjetet sociale, Facebook, Tweeter, e tjer,  ku ajo bën sërish apel që të vihet drejtësi për autorët e kësaj ngjarje të rëndë që janë të lirë.

Viola Kaloshi shkruan se edhe pas 2 dekadash ende nuk është vënë drejtësi për këtë ngjarje.

“Unë të premtoj babi që do vazhdoj të ndjek ëndrrën tonë të përbashkët, pasi sa herë që mendoj për ty apo flitet për ty, zemra me mbushet me krenari dhe megjithëse më mungon çdo ditë, çdo sekond e më shumë, jam e sigurtë që ti je përkrah meje”, - shkruan ndër të tjera Viola Kaloshi.

Më poshtë postimi i plotë:

"Burrat bëjnë histori dhe jo atë anën tjetër të historisë. Në periudhat ku nuk ka udhëheqje, shoqëria është ajo e cila qëndron ende. Përparimi gjithmonë është bërë nga udhëheqësit e guximshëm, të aftë, që e shfrytëzojnë mundësinë për të ndryshuar gjërat për mirë. duke hyrë në histori" - Harry S. Truman

Historia e botës është e mbushur me vrasje të disa nga liderëve te shquar si Mahatma Gandhi, John F Kennedy, Martin Luther King etj. të cilët u vranë si rezultat i komploteve të planifikuara nga disa mendje kriminale të njohura. Ngjarje të tilla janë të skalitura në historinë botrore dhe mbeten një udhërrefyes për breza të tërë që vin pas. Kjo, për atë çka këta lider të shquar përfaqësonin dhe që do i mësonte diçka, apo shumë gjithësecilit prej nesh. Por, sikurese çdo popull, edhe ne kemi historinë tonë 105 vjeçare, e cila mbart në vete plot ngjarje të mëdha që kanë lënë gjurmët e tyre.

100 ngjarje të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme, por me një emërues të përbashkët që është vrasja, vinë nën penën e z. Roland Qafoku me librin " 100 VRASJET MË TË BUJSHME NË HISTORINË E SHTETIT SHQIPTAR 1912-2017". Një libër që sjell te lexuesi mistere, skica të ngjarjeve, rrëfime të ndryshme të përjetuara apo të ndjera, reflektime, por edhe më shumë që mund t'i zbuloni vetëm duke lexuar librin.

Në këtë mori vrasjesh që nga 1912-2017, nuk kishte se si të mungonte edhe vrasja e babit tim Bujar Kaloshi, (ish Drejtor i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë). Një vrasje që hapi siparin e hidhur të një kapitulli të hidhur në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer vendin pas. Vrasja e babit tim do të ndiqej pas nga një mori ngjarjesh të tjera si; rrëzimi i sistemit të Piramidave, hapja e burgjeve, aramatimi i popullsisë, etj. çka solli distabilizimin e vendit dhe 'lulëzimin' e krimit të organizuar, korrupsionit, drogës etj. sfida që mbëten ende me pikëpyetje të madhe për të gjithë ne.

Është e trishtë, që megjithëse periudhat historike janë të ndryshme, emëruesi i përbashkët vrasja, mbetet ende i njëjtë. Ndërkohë që, krimi mbëtet ende i lirë edhe sot, pas plot 21 vitesh. unë, por mendoj edhe shumë të rinj si unë, të prekur nga ngjarje të tilla, që kanë lënë pas plagë të mëdha, kërkojmë vetëm drejtësi nga shteti, kërkojmë që të mos vritet ëndrra e babit tim dhe të gjithë, atyre, që dhanë jetën për vendin e tyre, duke luftuar me çdo lloj çmimi për më tepër drejtësi, liri, demokraci dhe një Shqipëri të begatë.

Unë të premtoj babi që do vazhdoj të ndjek ëndrrën tonë të përbashkët, pasi sa herë që mendoj për ty apo flitet për ty, zemra më mbushet me krenari dhe megjithese më mungon çdo dite, çdo moment të jetës, e më shumë, jam e sigurtë që ti je përkrah meje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat