Meteorologët parashikojnë temperatura ekstreme: Nga e hëna bien në…

Shqipëria

Meteorologët parashikojnë temperatura ekstreme: Nga e hëna bien në…

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Temperaturat pritet të ulen ekstremisht nga dita e hënë. Sipas accuweather, temperaturat minimale do te arrijnë edhe në minus.

Parashikimi për të premten sipas Meteoalb:

Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin thuajse në gjithë vendin, përjashtuar Verilindjen ku do ketë reshje të përkohshme. Mesdita shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë reshje të pakta në zonat Lindore dhe ekstremet Veri – Jug. Pasditja përmirëson motin në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi Verior-Verilindor mbetet me shira të përkohshëm e dëborë të pakët, në zonat të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet të luhaten në 3 – 18°C.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat