Shqipëria solidarizohet me Greqinë

Shqipëria

Shqipëria solidarizohet me Greqinë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:37
Ilustrim

Shqipëria solidarizohet me qytetarët e prekur nga përmbytjet në Greqi.

Presidenti Ilir Meta i dërgoi sot një mesazh homologut grek, Prokopis Pavlopoulos, ku shprehu tronditjen dhe trishtimin e thellë për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.

“Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek. Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë”, thuhet në këtë mesazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat