Ahmetaj: Ka rritje të punësimit, por opozita po na dëmton imazhin e vendit

Shqipëria

Ahmetaj: Ka rritje të punësimit, por opozita po na dëmton imazhin e vendit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:37
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka folur ditën e sotme në Parlament, ku ka mbrojtur projekt-buxhetin e vitit 2018.

Duke thënë se Shqipëria po njeh rritje në punësim, Ahmetaj ka sulmuar opozitën se ajo po dëmton imazhin e vendit me akuzat e saj.

“Imazhi i vendit nuk furnizohet duke folur këtu droga, kanabisi, krimi. Sot deficitet e moderuara fiskale do të sjellin rënien e borxhit publik. A është problem borxhi publik në Shqipëri? Nëse debatojmë se është problem apo jo, jemi qorra. Sa taksa mbledhim hajde ta bëjmë debat. Patjetër do krahasohemi jo me krenari politike por përgjegjshmëri politike. 25.6 apo 28.1? Për më tej kam sjellë një statistikë ku besoj duhet ta përdorim si platformë kur debatojmë. Shqipëria vazhdon të jetë vend i varfër, ama në perspektivë kjo është salla ku debatohet. Unë kam marrë PBB për banor në lekë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 është rritur 22.7%. Me shifra, mund t’i provokoni dhe sfidoni, shifrat janë atje. Po të vazhdojmë… të ardhurat e disponueshme kombëtare bruto është rritur 21.1%. Një atje mund të thoshte mos është ulur popullsia në Shqipëri. Por unë i mora bruto për banor. Kur flet për punësimin kemi një problem serioz për raportin midis pensionistëve dhe punësimit, jemi gati 1 me 1. A është i shëndetshëm ky raport, jo është shumë larg. Por nëse sjell një perspektivë se jemi rritur me gati 200 mijë vende pune? Gati gjysma e punësimit ka ndodhur këto 4 vjet. Ku? Kanabis? Jo majtas e djathtas, vetëm në sektorin e shërbimit kemi rritje. Janë të gjitha me rritje. Kjo është një analizë që ja vlen të bëhet”, deklaroi Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat