Ish-ministrja e Integrimit: Sikur ambasadorët të shkruanin një libër do nxirrnin shumë…

Shqipëria

Ish-ministrja e Integrimit: Sikur ambasadorët të shkruanin një libër do nxirrnin shumë…

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 21:49
Majlinda Brengu

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në kohën që qeveriste PD-ja, teksa komentoi rolin e ambasadorëve në vendin tonë, theksoi se nuk e sheh këtë marrëdhënie si varësi dhe vasalitet.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ish-deputetja tha se ambasadorët që janë dhe kanë qenë me mision në Shqipëri, nëse do t’u jepej mundësia që të shkruanin një libër, mund të nxirrnin në pah shumë gjëra, edhe nga ato që nuk mund t’i pëlqenin shqiptarëve.

“Si për ironi të fatit po flasim për një histori të krijimit të shtetit shqiptar. Nuk do e quaja se jemi në një fazë inferioriteti ndaj ambasadorëve. Një ministër i Jashtëm apo i Integrimit ka për detyrë të takojë ambasadorë. Nuk jemi në inferioritet. Sikur ambasadorët që kanë kaluar gjithë këto vite në Shqipëri, të ulen të shkruajnë një libër se ç’kanë për të thënë, nuk e di se çfarë do dalte. Ndoshta ca gjëra nuk mund ti pëlqejnë shqiptarëve. Jam e sigurt që do të ketë shumë njerëz që do të habiten. Për mua ambasadorët sot dhe për disa vite, kanë ndërtuar institucionin e ambasadorët, që është më i besueshëm sesa politika apo institucionet. Klima e mosbesimit që kemi ndërtuar tek njëri-tjetri, ka bërë që mos të besohemi. Nga viti 99 kur Shqipëria vendosi të ecë në një marrëdhënie tjetër, edhe marrëdhënia jonë me ambasadorin e BE dhe të SHBA, filloi mori një formë tjetër. Unë siç mendoj se ambasadorët janë njerëz. Nuk mund të them se ambasadoret nuk përfaqësojnë institucionin nga shteti që vijnë. Se shoh si marrëdhënie varësie dhe vasaliteti. Sot për sot Shqipëria ka një tjetër marrëdhënie. Ne mund të na pëlqej dhe mos të na pëlqejë.”, tha Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat