“Peshqit e mëdhenj”, Kryemadhi: Ju tregoj ku kanë ikur mafiozët. Rama ka kërcënuar ambasadorët

Shqipëria

“Peshqit e mëdhenj”, Kryemadhi: Ju tregoj ku kanë ikur mafiozët. Rama ka kërcënuar ambasadorët

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 22:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bere nje deklarate te forte sot ne emisionin “Të paekspozuarit” te gazetarit Ylli Rakipi ku po flitet per rolin e ambasadoreve ne vendin tone.

E pyetur se a e mbeshtesin ambasadoret Lu e Vlahutin kryeministrin Rama, ajo ka thene:

“Ka pasur raste që e kanë mbështetur, ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte më mirë të mbështetin Ramën në një media shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese të kryeministrit të Shqipërisë drejt shefit të tyre. Edi Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e punës së tyre”.

Kryemadhi tha gjithashtu se peshqit e medhenj tani kane ikur jashte vendit, pasi ka 4 muaj qe permenden se do kapen.

“Mafiozët kanë ikur jashtë shtetit se ne kemi 4 muaj që flasim për mafiozët. Ata kane ikur ne Australi, Itali, nëpër Europë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat