Parashikimi i motit për sot, 17 nëntor 2017

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot, 17 nëntor 2017

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë motin thuajse në gjithë vendin, përjashtuar zonat Verilindore ku do të ketë reshje të përkohshme.

Mesdita shton vranësirat në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë reshje të pakta në ekstremet Veri- Jug dhe zonat Lindore.

Pasditja do përmirësojë motin në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi verior dhe Verilindor mbeten me shira të përkohshëm dhe dëborë të pakët në zonat të izoluara malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që ekstremumet termike të luhaten në 2- 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat