PD: Qeveria përjashton opozitën nga takimi në Bruksel, thuhet tradita 6 vjeçare

Shqipëria

PD: Qeveria përjashton opozitën nga takimi në Bruksel, thuhet tradita 6 vjeçare

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:34
Selia e PD-së

“Pas një tradite 6 vjeçare qeveria ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian”, kjo është akuza që Partia Demokratike ngre ndaj qeverisë.

Përmes një reagimi, demokratët thonë se prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Sipas tyre, ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur, “qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë.

Sipas PD-së, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.

“Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat