Dosja Lazarati: Kërkohen 57 vite burg për 5 të pandehur - Bota Sot
Dosja Lazarati: Kërkohen 57 vite burg për 5 të pandehur

Shqipëria

E diel, 17 dhjetor 2017

Dosja Lazarati: Kërkohen 57 vite burg për 5 të pandehur

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:20
Të pandehurit e dosjes “Lazarati”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhanë pretencën për të pandehurit e dosjes “Lazarati”.

Kështu, prokuroria ka kërkuar dënimin me 11 vite burg për shtetasin Enriko Skënderi, 8 vite burg për Beqo Brahimajn, për Albion Alikon kërkohen 14 vite burg, ndërsa për Alfred Prokon kërkohen 11 vite burg.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për Burgaz Skënderin.

I gjithë grupi është nën akuzë për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Procesi gjyqësor ka nisur që më 8 korrik të 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test