Grabitet me armë banesa e prindërve të Elton Çiços, i ekzekutuar një vit më parë

Shqipëria

Grabitet me armë banesa e prindërve të Elton Çiços, i ekzekutuar një vit më parë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:22
Elton Çiço

Persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar nga policia kanë tentuar të grabisin shtëpinë e prindërve të Elton Çiços, i cili është ekzekutuar më 1 maj të 2016-ës në një lokal në Tiranë.

Shtëpia e të moshuarve ndodhet në lagjen “Blloku i ri” në qytetin e Tepelenës, dhe sipas informacioneve paraprake është tentuar të grabitet gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje. Në banesë jetojnë prindërit e të ndjerit, ndërsa sipas dëshmive të fqinjëve, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

E njëjta banesë është grabitur disa vite më parë, ku edhe janë dhunuar prindërit e Çiços si dhe janë vjedhur një shumë parash. Nga kjo grabitje nisi një zinxhir vrasjesh, që i mori edhe jetën vetë Elton Çiços.

Ai u ekzekutua në lokalin “De Niro” në Tiranë, teksa ndodhej në tavolinë edhe me persona të tjerë. 

Ndërsa autor i këtij krimi është identifikuar Jani Aliaj. Mes tyre ka pasur konflikte që nga koha kur Çiço dhe Aliaj, të dy me precedentë penalë, kishin qenë në burgun Koridhalos në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat