Vasili: Ky buxhet, i armiqësisë mes qeverisë dhe shqiptarëve

Shqipëria

Vasili: Ky buxhet, i armiqësisë mes qeverisë dhe shqiptarëve

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 12:29
Petrit Vasili

Buxheti u miratua në parim në orët e para të ditës së sotme, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, në një bashkëbisedim me gazetarët bëri të ditura propozimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa tha se ky është buxheti i armiqësisë mes qeverisë dhe familjeve shqiptare.

“Kemi propozuar që ushqimet e shportës të ulen në 4 herë. Kemi kërkuar që ndaj biznesit të vogël të mos aplikohet TVSH.

Gjithashtu, LSI kërkoi që taksa e banesës të jetë zero. Ky është buxheti i armiqësisë mes qeverisë dhe familjeve shqiptare”, tha Vasili.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së theksoi se në 4 vjet, sipas tij, nuk është bërë asnjë vepër shëndetësore.

“Kaluan 4 vjet pa bërë asnjë vepër të re shëndetësore. 100 mln euro që derdhen çdo vit për koncesione mjaftojnë për të bërë dy spitale”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat