Aksident në uzinën e Ferrokromit në Elbasan, lëndohet rëndë një punonjës

Shqipëria

Aksident në uzinën e Ferrokromit në Elbasan, lëndohet rëndë një punonjës

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Elbasan

Një punonjës i uzinës së Ferrokromit në Elbasan është djegur rëndë gjatë punës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Punonjësi, 60 vjeç me inicialet Dh. R., është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat