Deputeti i PD-së: Mësuesit pa kontrata pune, MAS nuk do të japë pagën e 13-të dhe shpërblimin e fundvitit

Shqipëria

Deputeti i PD-së: Mësuesit pa kontrata pune, MAS nuk do të japë pagën e 13-të dhe shpërblimin e fundvitit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:30
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat nga selia e partisë ka denoncuar refuzimin e MAS për të nënshkruar kontratën kolektive për 36 mijë mësues të arsimit para universitar në vend.

Deputeti demokrat tha se MAS nuk e nënshkruar këtë kontratë pasi nuk pranon t’u paguajë mësuesve pagën e 13 dhe t’u japë shpërblimin e fund vitit.

“Mungesa e kontratës së punës prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendin e punës. Ata janë të pasigurt, dhe ministria mund të marrë ndonjë vendim arbitrar ndaj tyre, ashtu siç edhe ka ndodhur. Qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe shpërblimin e fundvitit”, tha Boçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat