Pezullohet nga detyra gjyqtari i arrestuar për korrupsion

Shqipëria

Pezullohet nga detyra gjyqtari i arrestuar për korrupsion

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:24
Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme ka vendosur që të pezullojë nga detyra gjyqtarin e arrestuar nën dyshime për korrupsion, Shkëlqim Miri.

Mbledhja ishte thirrur nga presidentit Ilir Meta, në cilësinë e kreut të KLD-së.

Shkëlqim Miri është ndaluar  javë më parë nga policia, pasi dyshohet se ka marrë një ryshfet për të ndryshuar akuzën ndaj Gentian Dodës.

Policia gjatë kontrollit tha se i ka gjetur më shumë se 300 milionë lekë në shtëpi, gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat