Detaje tronditëse/ Aksidentin me 8 të plagosur e shkaktoi fëmija 8-vjeç, ishte në timon

Shqipëria

Detaje tronditëse/ Aksidentin me 8 të plagosur e shkaktoi fëmija 8-vjeç, ishte në timon

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:10
ilustrim

Një aksident i frikshëm ndodhi në Gramsh gjatë orëve të pasdites teksa një furgon doli nga rruga. Fillimisht u fol për 4 të plagosur, por bilanci rëndohet pas informacioneve shtesë nga policia.

Bëhet fjalë për 8 të plagosur ndërsa 5 prej tyre janë fëmijë.

Fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Dëmtime më të rënda ka pësuar drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet K.D. 30-vjeç.

Një vajzë e mitur e cila ndodhej në makinë në momentin e aksidentit, ka rrëfyer detaje tronditëse, ku sipas saj shoferi mbante në prehër djalin e tij 8-vje?, i cili në një moment i ka prekur timonin, dhe mjeti ka humbur kontrollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat