Ish-deputetit i PS-së: Projekti 1 miliard i qeverisë është fajde

Shqipëria

Ish-deputetit i PS-së: Projekti 1 miliard i qeverisë është fajde

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 01:02
Koço Kokëdhima

Projekti 1 miliard i qeverisë Rama sipas Koço Kokëdhimës është një lloj fajde.

Në studion e “Ekopolitike” me Aurora Sulçen, Kokedhima tha se ky projekt është borxh i pastër që do shlyhet në disa vite.

Kokëdhima: Interesat që paguan qeveria janë stimuluese, dmth çmimi i këtij borxhi që merr qeveria është shumë i lartë, është 8-12 %.

Pra është një lloj fajde kjo lloj histori që po bëhet. Për buxhetin e shtetit ky është një borxh i kamufluar, është thjesht një borxh i pastër dhe do paguhet në 7-8 vitet e ardhshme.

Pra merret një borxh me interesa të larta me qëllim që të lehtësohet thithja e këtyre investime, të bëhen atraktive këto projekte për të financuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat