Ja kush janë 4 komandot, që dezertuan në Londër

Shqipëria

Ja kush janë 4 komandot, që dezertuan në Londër

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 07:37
Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj

Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi janë 4 komandot që dezertuan nga trajtimi ushtarat që po kryenin në Angli.

Katër ushtarë Komando të Shqipërisë që ishin për një trajnim në Londër nuk janë kthyer në vendin e shërbimit siç duhej të bënin duke ngritur alarmin tek autoritetet lokale. Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në Atdhe.

Ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit, por ajo është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes.

Policia britanike është vënë menjëherë në kërkim të tyre, por deri më tani nuk kanë patur rezultat.

Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.

Prokuroria shqiptare ka nisur një hetim, ndërkohë në një reagim lidhur me rastin Ministria e Mbrojtjes deklaroi:

4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat