Rrëfimi i vajzës së mitur për aksidentin në Gramsh: Shoferi mbante djalin në prehër

Shqipëria

Rrëfimi i vajzës së mitur për aksidentin në Gramsh: Shoferi mbante djalin në prehër

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 08:30
Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.

Një aksident rrugor që për pak është kthyer në tragjedi është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor që lidh qytetin e Gramshit dhe fshatin Bërsik.

Në automjet tip fouristradë që drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale K.D ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u rrokullisur nga një lartësi prej gati 100 metrash.

Drejtuesi i makinës ka thyer rregullat e qarkullimit, pasi ka marrë në prehër djalin e tij 8-vjeçar, i cili në një moment i la lëvizur timonin duke përfunduar në humnerë. Personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të gjithë të plagosur rëndë.

Report TV ka mundur të sigurojë dëshminë e një vajzë të mitur që ndodhet e shtuar dhe spitalin e Gramshit, e cila rrëfen se ka dalë nga dritarja, ndërsa kujton dhe faktin se shoferi kishte djalin e tij të mitur në prehër në momentin kur ndodhi aksidenti.

Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit. Policia e këtij qyteti është tejet e rezervuar për ngjarjen dhe refuzon të japë informacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat