Meta mbledh ambasadorët, flet për bashkim: S’e kemi vështirë të ndahemi, por…

Shqipëria

Meta mbledh ambasadorët, flet për bashkim: S’e kemi vështirë të ndahemi, por…

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:27
Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbledhur sot ambasadorët tanë nëpër botë, duke u ndalur gjerësisht te diplomacia, përfshirë atë kulturore, ekonomike dhe politike.

Ai ka dhënë disa mesazhe për përfaqësuesit tonë në botë, duke theksuars e ndalet me kënaqësi te diplomacia kulturore, “se vijmë nga Vjena, ku u zhvillua një aktivitet i mrekullueshëm”.

“Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, do të bëni gjithçka për të promovuzr turizmin prdukktet evednit tonë dhe për të rritur intersin e investitorëv etë ndryshëm drejt Shqipërisë, shqiptarët jashtë janë një potencial shumë më i madh se shqiptarët brenda, për arsye se për fat të keq, një nga pjesët më vilate të shoqërisë sonë dhe më të kualifikuar ndodhet jashtë vendit, është problem, por është edhe avantazh duke pasur parasysh që shumë prej tyre janë mjaft të sukseshëm dhe kanë ndikim në vendet ku sot jetojnë”- tha Meta.

Ai ka vlerësuar krijimin e ministtrisë së Diasporës. “Kjo është pozitive se kemi detyrim të kemi marrëdhënie shumë të qëndrueshme dhe të tregojmë mbështetje dhe kujdes për ta”.

Duke u ndalur te viti që vjen si Viti i Skënderbeut, Meta dha edhe një mesazh të rëndësishëm: Nuk e kemi të vështirë të ndahemi për fat të keq, shpresoj që viti i Skenderbeut të na bashkojë të gjithëve se është figurë përbashkuese për kombin, dhe është moment për ti bashkuar shqiptarët dhe për të ngritur më lart vlerat e kombit tonë, por edhe për të dhenë mesazh bashkimi jo për një ditë, por plan afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat