“Je bërë për të ardh keq, ke ngec…”, deputeti i LSI i sulet kolegut socialist

Shqipëria

“Je bërë për të ardh keq, ke ngec…”, deputeti i LSI i sulet kolegut socialist

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Perparim Spahiu

Deputeti i LSI-se, Perparim Spahiu ka leshuar akuza te forta sot ne adrese te socialistit Erjon Braçe, njeheresh kreu i Komisionit Parlamentar te Ekonomise. Me ane te nje shenimi ne rrjetin social Facebook, ai i shkruan Braces se eshte bere per te ardhur keq.

Postimi i Spahiut

Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…

Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.

Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vëndase….(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)

Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!

Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di cpo bën tani….

JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat