Ku është Saimir Tahiri? Prokuroria parashikoi largimin, Parlamenti e lejoi

Shqipëria

Ku është Saimir Tahiri? Prokuroria parashikoi largimin, Parlamenti e lejoi

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:08
Saimir Tahiri

Të premten, tch njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi se zoti Tahiri ishte një njeri i lirë dhe nuk kishte asnjë ndalim për të udhëtuar brenda dhe jashtë shtetit.

Por pikërisht kjo është çështja. Kur prokurorët u paraqitën më 20 tetor në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar autorizmin për arrestimin e deputetit Tahiri, prokurorët thanë se i ndruheshin largimit të tij.

Mundësia e largimit u formulua edhe nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më vonë, mazhoranca në Këshill refuzoi kërkesën për arrestim.

Dy ditë më vonë, kur Saimir Tahiri u përjashtua nga grupi parlamentar dhe Edi Rama tha se grupi refuzon në unanimitet arrestimin e deputetit, ofroi këto garanci që prokurorët të kryenin sipas tij një hetim të plotë.

Më datë 25, Parlamenti votoi vetëm autorizimin për kontroll personal dhe banese, të cilin Prokuroria e validoi në gjykatë. Kaq, asgjë më shumë. Nga ky moment, Saimir Tahiri ishte një njeri i lirë për të udhëtuar pa asnjë shqetësim, brenda dhe jashtë vendit, në Gjermani apo çdo vend tjetër të hapësirës “Schengen”.

Çfarë ndodhi mes 20 dhe 25 tetorit, dy data kyç ku mazhoranca mori vendim se çdo të bënte me deputetin e saj? Kjo është çështja! Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat