Rruga e Kombit me gropa, ankohen drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Rruga e Kombit me gropa, ankohen drejtuesit e mjeteve

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:12
Rruga e Kombit

Gropat e krijuara në rrugën e Kombit vënë në rrezik përdoruesit e saj.

Drejtuesit e mjeteve thonë për ABC News se makinat pësojnë dëmtime sa herë kalojnë në aksin Kukës-Morinë dhe shpesh herë bëhen edhe shkak për aksidente.

Pamjet vijnë nga rruga e Kombit. Këtu gjendja është përkeqësuar. Në shtatë urat e papërfunduara gropat sa vijnë dhe zgjerohen.

Drejtuesit e automjeteve detyrohen të devijojnë rrugën për të shmangur dëmtimin e makinave. Ata thonë se situata është e paprecedentë për një rrugë që kërkon të tjera standarde.

Sipërmarrësit e kontraktuar nga koncesionarët po meren me pastrimin e rrugës dhe përmirësimin e sinjalistikës. Për mbushjen e gropave nuk është koha e përshtatshme.

Deri në pranverë përdoruesit e rrugës duhet t’i ruhen ndonjë aksidenti të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat