Përcillet për në banesën e fundit Migena, 30 vjeçarja që u masakrua me thikë nga i shoqi

Shqipëria

Përcillet për në banesën e fundit Migena, 30 vjeçarja që u masakrua me thikë nga i shoqi

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 20:25
Migena Këllezit

Është përcjellë për në banesën e fundit këtë paradite trupi i pajetë i Migena Këllezit, vajzës e cila u vra barbarisht disa ditë më parë nga bashkëshorti i saj Dritan Sulollari në Itali.

Ngjarja bëri bujë të madhe për shkak se edhe metoda e vrasjes ishte me të vërtetë makabre. Shqiptari e goditi për vdekje me thikë bashkëshorten pas një sherri që të dy kishin patur. Prej muajsh Dritan Sulollari ishte i papunë dhe për shtëpinë kujdesej e vetme 30 vjeçarja. Në momentin e krimit, në shtëpi ka qenë dhe fëmija i tyre 8 vjeçar i cili ka parë të gjithë skenën horror.

Këtë të shtunë, familjarët dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit 30 vjeçares nga Elbasani.

Ndërkohë Dritan Sulollari po vuan tashmë dënimin në burgun e Gorinzias në Itali.

Çfarë tha Dritan Sulollari për vrasjen e bashkëshortes:

“Nuk kujtoj asgjë se cfarë ndodhi në dhomë. Di që ishim duke u zënë, dhe menjëherë më pas, sikur koha të ishte ndalur dëgjoj tim bir që më thërret nga dhoma tjetër”. 

“Sherri shpërtheu për të njëjtat shkaqe, ajo më thoshte gjithmonë që nuk punoja, që isha gjithë kohës në shtëpi. Ndërkohë që nuk kishim marrëveshje për ndarjen dhe se kujt do ti lihej në kujdestari djali”.

“Di që shmanga tim bir që të shihte të ëmën e vdekur në dhomë dhe i thashë që isha plagosur dhe se duhet të shkoja në spital, por mos më pyesni se cfarë ndodhi kur kisha thikën në dorë dhe se si u plagosa në dorë, sepse nuk e di”- tha Sulollari përpara hetuesve italianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat