Arrestuan 'të paprekshmin' e Shkodrës, ministri Xhafaj ka një mesazh për policinë

Shqipëria

Arrestuan 'të paprekshmin' e Shkodrës, ministri Xhafaj ka një mesazh për policinë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:20
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik,

Xhafaj e ka konsideruar një sukses të merituar aksionin e djeshëm nga policia e Shkodrës dhe forcave operacionale, ku vë në dukje se kjo ka arritur edhe falë bashkëpunimit me prokurorinë.

"Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim dhe profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër & Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve! FLM!", shkruan Xhafaj.

Ngjarja e djeshme

Rinard (Frederik) Tota (Tata) 50 vjeç, i arrestuar dje, akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër, ku ai kishte rolin e kreut të grupit.
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata, me synim që t’i shpëtonte policisë, për shkak se rezultonte i përfshirë edhe në vepra të tjera penale.

I dyshuari kishte në pronësi një ambient tre-katësh, i cili u sekuestrua në në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal dhe që dyshohej se ishte vatra e prostitucionit.

Në fotografitë që shikoni, ai shihet i rrethuara nga vajza dhe në shtrat me to.

Gjatë operacionit policorë krahas Totës u arrestua edhe Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër; S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni;  A.M., 33 vjeçe, banuese në  Shkodër; A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A.N.,  25 vjeçe, banuese në Lezhë; A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Ky operacion  u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit. Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “Tata”, në qytetin e Shkodrës.

Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambienteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat