Deklarata e Ramës për investimet e huaja, Vasili: Gëzon trafikantët e hidhëron shqiptarët

Shqipëria

Deklarata e Ramës për investimet e huaja, Vasili: Gëzon trafikantët e hidhëron shqiptarët

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Edi Rama

Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot me ambasadorët për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj në Shqipëri.

Fjalimet e kryeministrit për diplomaci ekonomike janë humor ku qeshin e gëzojnë trafikantët!

Ai i ka konsideruar fjalimet e tij për diplomaci ekonomike humor që gëzojnë vetëm trafikantët.

Mes të tjerash Vasili pohoi se investimet e huaja largohen pasi pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund.

Reagimi

Krimi ne krye te qeverise largon dhe përze investimet e huaja. Qe droga dhe krimi i organizuar jane ulur kembekryq ne Shqiperi e thote BE,SHBA,OSBE dhe gjithe media boterore.Kur e thote opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca te tjereve, qe i rrijne nga pas eshte faj,gabim,herezi. Po po, droga dhe krimi i bere njesh me pushtetin po e shkaterrojne vendin. Pergjegjesia ka vetem nje emer qe eshte kryetrafikanti, qe urdheroi te pengohej drejtesia per ish ministrin e akuzuar nga Europa. Edhe per kete e gjithe Europa po flet. Ndaj largohen investimet e huaja,sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndersa krimi i mbeshtetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton. Fjalimet e kryeministrit per diplomaci ekonomike jane humor ku qeshin e gezojne trafikantet dhe qajne e hidherohen shqiptaret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat