Presidenti Meta viziton fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë dhe shtëpinë e foshnjës “Ana dhe Rozana”

Shqipëria

Presidenti Meta viziton fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë dhe shtëpinë e foshnjës “Ana dhe Rozana”

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:43
Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS

Në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë si dhe në shtëpinë e foshnjës "Ana dhe Rozana".

Në takimin dhe drekën e ngrohtë që pati me fëmijët dhe edukatoret e tyre në fshatin SOS, Presidenti Meta theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investim për të ardhmen e shoqërisë”, theksoi Presidenti.

Image

Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat