Shkrumbohet nga flakët banesa në Lezhë

Shqipëria

Shkrumbohet nga flakët banesa në Lezhë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:42
Ilustrim

Një apartament në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Fatmirësisht në apartamentin në katin e dytë nuk ka patur persona, por mësohet se një grua, banuese në pallat është asfiksuar nga tymi i vatrës së zjarrit.

Banesa është në pronësit të shtetasit me incialet B.Gj.

Informacion paraprak i policisë

Me datë 19.11.2017, rreth orës 16:38 është marrë njoftim se në një pallat ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në lagjen "Skënderbeg" në qytetin e Lezhës, në katin e dytë të një pallati, në apartamentin e shtetasit B.Gj. ka rënë zjarr.

Në banesë nuk ka asnjë person. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë  të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të marrjes flakë të apartamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat