Shqipëri-Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

Shqipëria

Shqipëri-Mali i Zi, me stacion të përbashkët hekurudhor

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:25
ilustrim

Tuzi kthehet në një stacion të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Mali i Zi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Tuz.

I shoqëruar dhe nga deputeti Paulin Sterkaj, Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.

Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjiknuri tha se kjo nisma i shërben edhe axhendës së interkonektivitetit mes vendeve fqinje dhe më gjerë.

Ai vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare.

Ministri Gjiknuri tha fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat