Mbrëmë është shuar mjeshtri i muzikës shqiptare, kompozitori Aleksandër Lalo.
Vdekja e Lalos ishte e papritur dhe erdhi si shkak i një arresti kardiak.
Lajmi për vdekjen e kompozitorit ka tronditur opinionin, shumë prej figurave të shquara publike kanë shprehur ngushëllime për humbjen e mjeshtrit të madh, Aleksandër Lalo.
Ai ishte autor i një numri të madh veprash, me të cilat janë paraqitur shumë prej artistëve tanë.
Së fundi, Aleksandër Lalon e kemi parë të jetë pjesë e jurisë së emisioni “C’est la vie’ me Marina Vjollcën.
Për vdekjen e kompozitorit ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e vlerësoi lartë veprën e Lalos.
“Aleksandër Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. U prehtë në paqe [????] ”, shkruan ndër të tjera, Rama.