LSI thirrje Kuvendit: Të futet për diskutim statusi i minatorit

Shqipëria

LSI thirrje Kuvendit: Të futet për diskutim statusi i minatorit

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:31
Përparim Spahiu

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes deputetit të saj Përparim Spahiu ka theksuar edhe një herë qëndrimin e kësaj force politike kundër vendosjes së TVSH për bizneset e vogla.

“Përjashtimi nga TVSH për bizneset e vogla, ky ka qenë dhe një shqetësim i FMN”, tha Spahiu.

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje Kuvendit që të fusë sa më shpejtë në rend dite projektligjin për statusin e minatorit.

“U diskutua statusi i minatorit. Prej më shumë se një muaji është bërë propozimi në komision, por akoma s’kemi një propozim të tillë. Grupi i LSI i bën thirrje Kuvendit ta fusë sa më shpejt në rend dite statusin e minatorit. 

Qeveria nuk ka dëshirë ta kalojë statusin e minatorit, sepse i duhen ata njerëz të varfër, por i bëj thirrje që të ulemi në diskutime, pasi të gjitha qeveritë janë në borxh ndaj kësaj shtrese të varfër dhe të pambrojtur nga qeveria”, deklaroi deputeti i LS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat