Ish-Kryeministri Berisha: Dosja “Habilaj” është manipuluar në përkthim

Shqipëria

Ish-Kryeministri Berisha: Dosja “Habilaj” është manipuluar në përkthim

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:26
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se dosja “Habilaj” është përkthyer gabim nga italishtja.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se dosja voluminoze është manipuluar qëllimisht duke zbehur rolin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili dyshohet si i përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Sot, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka përkthyer tërësisht dosjen “Habilaj” të ardhur nga Italia, ku janë 4 vite hetime e përgjime nga autoritetet italiane për trafikun e drogës.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Punonjësi dixhital denoncon; manipulimin e përkthimit nga Rama me Don Agaçion të dosjes Tahiri – Habilaj!

I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë këtë denoncim dhe të verifikojë saktësinë e përkthimit. sb

“Përshëndetje Doktor, jam punonjës në Ministrinë e Drejtësisë, dua të ju informoj se në perkthimet e dosjes stër voluminoze Habilaj – Tahiri të ardhur nga Italia me regjistrimet e bisedave të bandës, ka futur duart thellë edhe Kryeministri Rama. Gjithçka është bërë nën mbikqyrjen e rreptë të zyrës së tij dhe konkretisht të sekretarit të përgjithshëm Engjëll Agaçi, të cilit i dërgohej çdo fashikull para se të pranohej si përfundimisht i përkthyer. Këtu pëshpëritet gjerësisht se dosja është redaktuar, pra manipuluar në favor të Saimir Tahirit. Ju lutem anonim sepse gjithë këto ditë këtu në Ministri është terror i vërtetë, me respekt për ju”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat