“Shqipëria nuk është kryeqyteti i kanabisit”, Vasili ironizon letrën e Ramës

Shqipëria

“Shqipëria nuk është kryeqyteti i kanabisit”, Vasili ironizon letrën e Ramës

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:31
Petrit Vasili

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologëve të tij europianë duke deklamuar se tashmë Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit, “ashtu siç disa media e përshkruajnë”.

Por në të njëjtën kohë në letër, kreu i qeverisë kërkon ndihmën e kryeministrave europianë e veçanrësisht atyre të rajonit për të luftuar baronët e drogës.

E pikërisht mbi këtë çështje ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i cili e quan qëndrimin e Ramës një gënjeshtër banale që tanimë po mbulohet me një letër ndihme. Deri dje, shkruan Vasili në rrjetin social, kryeministri deklaronte se ka arritur të fitojë mbi kanabisin, kurse këtë të hënë po kërkon ndihmën e partnerëve europianë për ta mposhtuar atë dhe baronët e drogës.

Për më tepër lexoni postimin e Petrit Vasilit:

Kryeministri, qe genjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kerkoka ndihme me leter europianeve.

Kryeministri i Shqiperise eshte shnderruar ne shembullin me te shemtuar te mashtruesit publik.

Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerre nga goja kunder cdo partie,individi,media te te gjitha llojeve shqiptare e nderkombetare,qe flisnin per drogen dhe efektin shkaterrimtar te saj per Shqiperine dhe shqiptaret.

Nuk la genjeshter,manipulim faktesh,ngjarjesh e raportesh per temohuar,mbuluar dhe perdorur per pushtetin e tij dhe per te blere vota,kete tragjedi politike e sociale.

Sot po ky kryeminister u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte "eliminuar" 99%".

Ja ç'thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet.

Ja ç'thoshte kryeministri:

“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë

Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat