Zhdukja e avokatit shqiptar në Itali, prokuroria jep detaje për kufomën e gjetur në Leçe

Shqipëria

Zhdukja e avokatit shqiptar në Itali, prokuroria jep detaje për kufomën e gjetur në Leçe

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Zhvillimet e reja nga Italia për kufomën e gjetur në brigjet e Castros afër Leçes e cila dyshohej se i perkiste avokatit shqiptar te zhdukur,k Besnik Muco, tregojne se ajo nuk i perket atij.

Fillimisht u dyshua se kufoma e nxjerrë nga deti më 6 nëntor i përkiste avokatit Besnik Muço, ish-prokuror në kohën e Berishës. Report TV ka zbardhur sot detaje nga Prokuroria e Leçes e cila po zhvillon hetimet. 

Prokurorët e kësaj çështje pohuan se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptar të zhdukur më 2 nëntor.

Prokurorët thanë se ata kanë mbërritur në këtë përfundim nga një detaj shumë i rëndësishëm e cila eshte një protezë hekuri në këmbën e djathtë.

Ndërkohë nga kontakti që ata kanë pasur me familjarët e avokatit Muço, i është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat