Të “fejuara” me shqiptarët, prostituta në rrugët e Italisë. Policia shkatërron bandën e trafikut

Shqipëria

Të “fejuara” me shqiptarët, prostituta në rrugët e Italisë. Policia shkatërron bandën e trafikut

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:52
Ilustrim

Policia e Italisë në Firence ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të cilët drejtonin një organizatë kriminale të trafikimit të prostitutave.

Media italiane nuk i bën ende me dije emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar po tregon se këta të fundit, në mënyrë që t’i shmangeshin drejtësisë dhe policisë, i rekrutonin vajzat duke i bërë të besonin se ishin të fejuarat e tyre, por më pas... i prostituonin nëpër rrugët e Italisë.

300 deri në 500 euro ishte “kuota” që rreth 15 vajza me kombësi të ndryshme duhet të sillnin pranë shefave të tyre shqiptarë.

Në operacionin për arrestimin e trafikantëve shqiptarë kanë marrë pjesë rreth 60 forca policore të cilët kanë mundur të arrestojnë 7 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat