Gazeta austriake “Kurier”: Rasti Tahiri, kyç për hapjen e negociatave me BE

Shqipëria

Gazeta austriake “Kurier”: Rasti Tahiri, kyç për hapjen e negociatave me BE

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:06
Saimir Tahiri

Gazeta e njohur austriake, Kurier, në një shkrim të sajin thekson se rasti i ish-ministrit Saimir Tahiri mund të jetë vendimtar për integrimin e Shqipërisë.

“Kur një sipërmarrës shqiptar u ndalua nga policia për shkak se po i jepte makinës me shpejtësi, dhe në fuoristradën e tij u gjetën 800 mijë euro kesh dhe dy patenta anijesh të ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, gjërat për ish-zyrtarin e qeverisë shqiptare u errësuan shumë. Sidomos për shkak se emri i tij kishte dalë një muaj më parë në lidhje me arrestimin e një bosi shqiptar të drogës në Itali: Si ministër i Brendshëm i qeverisë socialiste, Saimir Tahiri është përlyer disa herë, dëgjohet në bisedat telefonike të përgjuara të shefit të fuqishëm të drogës”.

Interesant është fakti se gazeta thekson se trajtimi që do i bëhet çështjes së Tahirit do jetë vendimtar për nisjen e bisedimeve të pranimit me BE-në.

“Ish-ministri 38-vjeçar mohon gjithçka. Trajtimi ligjor i ngjarjeve rreth Tahirit, megjithatë, mund të bëhet një model vendimtar për Shqipërinë. Në pranverë, vendi i vogël ballkanik shpreson të marrë dritën jeshile të BE-së për të nisur bisedimet e anëtarësimit”, thuhet në shkrim.

Kurse ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahurin thotë se BE e ka bërë të qartë se pa reformim të drejtësisë, nuk ka anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ndërkohë zyra e Prokurorisë po tregon ashpërsi të pazakontë ndaj ish-ministrit Tahiri. Të gjithë llogaritë e tij janë duke u hetuar, përfshirë ato të bashkëshortes, prindërve të tij, madje edhe të afërmve të largët. Ai thuhet se është zhytur kohët e fundit, raportojnë mediat shqiptare. Nëse drejtësia shqiptare arrin në një rezultat- kjo do ishte në Shqipëri, ku hetimet ndaj politikanëve të nivelit të lartë apo njerëz të tjerë me ndikim janë tretur në rërë, diçka e re”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat