Ambasadorja e Shqipërisë në BE: Nuk ka asnjë nismë për vendosjen e regjimit të vizave

Shqipëria

Ambasadorja e Shqipërisë në BE: Nuk ka asnjë nismë për vendosjen e regjimit të vizave

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 10:14
Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Suela Janina

Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Suela Janina, shprehet entuziaste se Bashkimi Europian do të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë në vitin 2018.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Janina deklaroi se janë të gjitha gjasat që një gjë e tillë të ndodhë dhe se është besimplotë në këtë. Por a ekziston mundësia që ndonë shtet mund të vendos veton dhe kjo do të sjellë mohapjen e negociatave? Janina e mohon kategorikisht këtë.

“Nga të gjitha të dhënat që kam, nuk më rezulton se ka ndonjë nga 28 shtetet që ka tendencë për të vendosur veton”, tha diplomatja. 

Sipas saj Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrimet që i janë vendosur dhe si e tillë hapja e negociatave do të ishte një vendim i merituar. Ambasadorja jonë në BE shtoi gjithashtu se nuk ekziston ndonjë nismë apo kërkesë për vendosejn e regjimit të vizave të BE me Shqipërinë.

“Kemi ulje të ndjeshme të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe kjo ka sjellë rezuluatet e veta. Nuk ka asnjë kërkesë apo edhe nismë që BE të vendosë regjim vizash me Shqipërinë”. 

Ambasadorja Janina ka qenë këto ditë pjesë e konferencës të organizuar në Tiranë me temë diplomacia ekonomike si një nismë e qeverisë për thithjen e investimeve të huaja në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat