Kryemadhi: Situata njësoj si në vitin 1997, vetëm se tani po humbasin…

Shqipëria

Kryemadhi: Situata njësoj si në vitin 1997, vetëm se tani po humbasin…

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:23
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e ftuar në Syri ka deklaruar se situata në Shqipëri është njësoj si në vitin 1997. Ajo deklaroi se aktualisht shqiptarët janë duke vuajtur për bukën  e gojës, situatë në të cilën ishin dhe në vitin 97-të, pasi humbën kursimet e tyre.

“Absolutisht në atë situatë është, vetëm gjërat mund të jenë në ngjyra të ndryshme, pra mund të jetë një realitet i njëjtë për atë çka ndodh përsa i përket varfërisë së shqiptarëve. Në qoftë se në ’96-’97 shqiptarët humbën kursimet e tyre, tashmë po humbasin  shpresën, sepse kursime s’kanë më. Sepse gjatë gjithë kësaj kohë varfëria është instaluar dhe po rikthehet në një institucion zyrtar në Shqipëri, por tashmë në qoftë se në ’97 shqiptarët humbën kursimet, këtu shqiptarët po humbasin shpresën”, deklaroi Kryemadhi.

Më tej ajo u shpreh se: Sigurisht që edhe opozita do ta bëjë këtë gjë por mos harrojmë që është një opozitë e cila vjen menjëherë mbas një tronditje shumë të madhe siç ndodhi me zgjedhjet e 25 qershorit. Është një opozitë e cila është shpirtërisht e përgatitur për ta bërë opozitën, por nga ana organizative do t’i duhet kohë. Mos harrojmë që nuk ka bërë vaki asnjëherë që në 6 javët e para të qeverisjes së re të kemi një situatë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat