Vettingu/ Zbulohen emrat e 13 prokurorëve që po kalojnë në filtrin e kontrolleve

Shqipëria

Vettingu/ Zbulohen emrat e 13 prokurorëve që po kalojnë në filtrin e kontrolleve

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 20:03
Ilustrim

Procesi i kontrollit të dosjes për 13 prokurorë, tashmë ka nisur të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në mesin e këtyre prokurorëve është edhe vetë drejtuesi i tyre, kryeprokurori Adriatik Llalla. Të 13 prokurorët janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për t’u kontrolluar nga tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari, Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama. Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat