Denoncimi/ “Elvis Rroshi po ndërton hotel në Qerret, ka prekur edhe detin”

Shqipëria

Denoncimi/ “Elvis Rroshi po ndërton hotel në Qerret, ka prekur edhe detin”

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 20:09
Elvis Rroshi

Një tjetër denoncim është bërë nga qytetari dixhital në adresën e “Facebook” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas denoncuesit, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, po pushton me ndërtime bregdetin e Qerretit. Në denoncim thuhet se ai po ndërton një hotel mbi rërë, madje është futur edhe në det.

Statusi i plotë

Shikoni se si Ervini dhe Edvini, pra Rroshi me ortak Ramën po shkatërrojnë Qerretin!

“Përshëndetje doktor. Këtu jemi në Qerret. Këtë e ka Elvis Rroshi. Jo vetëm ka ndërtuar mbi rërë po edhe brenda në det është futur. Ka vënë gurë dhe ka ndërtuar. Këtë murin që kam rrethuar unë e kanë bërë tani që mos kalojnë njerëzit se e kanë plazh privat gjoja. Ndërkohë që s’ka shanse të kesh pronë private pranë detit dhe të lejohet të ndërtosh në det. Aty po ndërton edhe një hotel siç duken në foto. Flitet se është në ortakëri me vet Edi Ramën prandaj dhe nuk guxon t’i prishë njeri. Unë t’i nisa këtë sot se dëgjova Ramën që foli sot për mjedisin dhe krimin mjedisor!”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat